Tiranë, mësimi sërish me turne

23/08/2012 00:00

Procesi mësimor edhe këtë vit akademik do të zhvillohet me turne në
Tiranë. Mësimi, sipas afatit te percaktuar nga Ministria e Arsimit,
mesimi do te fillojnë në datën 10 shtator, por mungesa e ndërtimeve të
ambienteve bën që mësimi të zhvillohet me turne e numri i nxënësve në
klasa të jetë ende i lartë.

“Sigurimi i mësimit në një turn nuk bëhet me një të rënë të shkopit. Të marrësh në konsideratë numrin e klasave që bëjnë mësim pasdite, në mënyrë të veçantë ciklin e ulët, do të thotë që ne duhet të kishim ndërtuar këtë vit 5-6 shkolla. Fakti është që nuk kemi ndërtuar në kryeqytet këto ndërtesa të reja. Ka patur disa zgjerime, disa modifikime, meremetime, shtesa të shkollave, por që nuk e përballojnë dot nevojën. Në shkollat 9-vjeçare nuk do të ketë ndonjë ndryshim domethënës”, tha drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu.

Sipas Vejsiut ne shkollat e mesme nuk do të ketë numër të lartë nxënësish nëpër klasa, pasi do te rritet me 10% numri i nxenesve qe frekuntojne shkollat professionale, per shkak te shtimit te degeve ne to.Nga ana tjeter Vejsiu tha se nuk do te lejohet qe nxenesit te regjistrohen ne gjimnazet qe preferojne, siç ndodh në Tiranë, ku preferohen vetem 5 prej tyre dhe të tjerat nuk plotesojne numrin e nxënësve.

“Janë marrë masat që Drejtoritë e Shkollave të mos bëjnë tejkalime të regjistrimeve jashtë territoreve. Ne kemi shkollat e mëdha, si “Sami Frashëri” që hapi 20 vite të para, që është një shifër shumë e lartë”, tha Vejsiu.

Sipas Drejtorit te Arsimit Parauniveristar kane nisur pergatitjet dhe ne 27 gusht nis shperndarja e librave ne ambientet e shkollave, si dhe nisin regjistrimet qe do te zgjasin deri ne daten 9, nje dite para fillimit te vitit te ri shkollor.

Top Channel