Tepelenë, rriten kërkesat për ndihmë ekonomike

17/08/2012 00:00

Në Tepelenë 1 në 4 familje trajtohet me ndihmë ekonomike prej bashkisë
së qytetit. Kërkesat për t’u regjistruar në skemë kanë qenë vazhdimisht
në rritje për shkak të numrit të madh të të papunëve që enden nëpër
qytet pa asnjë mundësi punësimi.

Banorët thonë se kjo është gjendja më e keqe që po jeton qyteti në 20 vitet e fundit. Dhjetëra biznese janë mbyllur ndërsa mbyllja ose zhvendosja e kompanive të ndërtimit atyre të asfaltimit të rrugëve dhe veprave la pa punë mbi 1500 kryefamiljarë vetëm këto 2-3 vitet e fundit.

Kreu i bashkisë së qytetit Tërmet Peci bën me dije se qindra vetë drejtohen përditë në bashki për të kërkuar një mundësi punësimi .

50 familje të kthyera këtë vit nga emigracioni në Greqi nuk shohin asnjë mundësi punësimi në Tepelenë. Ata janë regjistruar gjithashtu në skemën e të papunëve ndërsa ky kontigjent nuk ka celur asnjë biznes për t’u vetëpunësuar në Teplenë. Por shumica e të kthyerve nga emigracioni, po e braktisin menjëherë qytetin për të jetuar në qendra më të mëdha urbane.

Top Channel