SHBA, Teksasi në alarm nga virusi i Nilit

16/08/2012 00:00

Qyteti i Dallasit në shtetin amerikan të Teksasit ka shpallur gjendjen e
jashtëzakonshme, në përpjekje për të penguar përhapjen e virusit të
Nilit Perëndimor që vjen nga mushkonjat.

Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi janë prekur nga virusi në këtë shtet deri tani gjatë vitit. Të paktën 700 raste janë raportuar në të gjithë vendin, duke u bërë numri më i lartë që prej vitit 2004.

Banorëve të Teksasit u është bërë thirrje të përdorin spraj anti-insekte dhe që të mos dalin në ambjente të pluhurosura.

“Qyteti i Dallasit po përjetëson një shpërthim të virusit të Nilit Perëndimor që ka tendenca të përhapet dhe të shkaktojë sëmundje e humbje jete”, ka deklaruar Michael Rawlings.

Mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së virusit dhe asgjesimit të tij është spërkatja ajrore, që mund të vrasë mushkonjat që transmetojnë sëmundjet.

Spërkatja ajrore po përdoret gjithashtu në shumë qytete të tjera, përfshirë Nju Jorkun, ku virusi u zbulua muajin e kaluar në Stejtën Ajlënd, si dhe në Sakramento e Kaliforni.

Deri tani ka pasur raste të infektimit të njerëzve, zogjve dhe kafshëve të tjera në 42 shtete, me 80 për qind të rasteve në Teksas, Misisipi dhe Oklahoma.

Në Teksas, që është dhe shteti më i prekur, banorëve u është bërë thirrje që të shmangin ujin e ndënjur, ku mushkonjat mund të jenë afruar, si dhe për të veshur rroba mbrojtëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB