Persona të armatosur kanë sulmuar një bazë ushtarake ajrore pakistaneze dhe janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, thonë zyrtarët.
Militantët sulmuan në orët e para të së enjtes bazën ajrore Minhas në Kamra, rreth 60 km në veri-perëndim të kryeqytetit Islamabad.
Forcat ajrore pakistaneze thanë se trupat kishin rrethuar zonën bashkë me “terroristët”.
Ende nuk dihet nëse ka pasur apo jo viktima.
Pas sulmit bazat ajrore në të gjithë Pakistanit janë vënë në gatishmëri të plotë.
Një polic jashtë bazës ajrore, Hafeez Aulakh, tha se ai mundi të dëgjonte shkëmbimin intensiv të zjarrit dhe të shihte flakët që kercenin lart nga brenda, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Raporte të tjera thonë se personat e armatosur kishin veshur uniforma ushtarake.
Top Channel