Vlorë, burri plagos rëndë me thikë gruan

15/08/2012 00:00

Krimi në familje godet sërish. Këtë herë në qytetin e Vlorës, ku 58-vjeçari Imer Celoaliaj ka goditur disa herë me thikë bashkëshortin e tij Selvie Celoaliaj, 39 vjec.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas mesditës së të mërkurës dhe mendohet për shkaqe xhelozie.

Policia është njoftuar nga të afërmit e viktimës që është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Vlorës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se autori, 58-vjeçari Imer Celoaliaj është një person me precedentë penalë, i arrestuar, dënuar dhe liruar për ngjarje të tjera të rëndë të kryera më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB