Sulmi i Izraelit i ndaj Iranit?

15/08/2012 00:00

Pas retorikave të ashpra të zyrtarëve izraelitë, që vunë në sprovë
tregjet financiare, sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta deklaron
se Shtetet e Bashkuara nuk besojne qe vendi hebre e ka marre vendimin e
tij lidhur me nje sulm mbi republiken islamike per shkak te programit
berthamor.

Dy jave pas vizites ne Izrael, Panetta theksoi para reportereve ne Pentagon rendesine e te konsideruarit te nderhyrjes ushtarake “si opsionin e fundit ne tryeze”, ndersa edhe nje here i meshoi iedese se sanksioneve dhe presionit diplomatik.

“Muk besoj se kane marre nje vendim per te goditur Iranin. Sigurisht eshte nje vend i pavarur, sovran, e ne fund do te dalin me nje vendim per te cilin mendojne se bazohet tek interesat e sigurise se tyre kombetare, por per momentin them se nuk kane vendosur asgje”, tha Panetta.

Komentet e shefit te Pentagonit kontrastojne thelle me paralajmerimet izraelite te ketyre diteve te fundit mbi mundesine e nje sulmi. I derguari i Izraelit ne Washington, Michael oren tha te henen ne nje interviste per CNN se dritarja e kohes perpara se sulmi te shnderrohet ne domosdoshmeri, eshte e vogel e po tkurret cdo dite me e shume.

Ora e Izraelit, eshte shprehur ai, ecen me shpejt se ajo e ëashingtonit. Pozicioni i Teheranit mbetet ai i perhershmi. Shteti islamik insiston se ambicjet e tij nukleare jane paqesore, ama nuk druhet te kercenoje me raprezalje ne shkalle te gjere ne rast se sulmohet. Nje pergjigje agresive nga ana e Iranit me te gjithe gjasat do te rrise mundesine e terheqjes se Shteteve te Bashkuara ne konflikt. Tregjet financiare te izraelite pesuan luhatje te medha te henen pas intensifikimit te debatit mbi perspektiven e nje lufte me Iranin, edhe pse e moren disi veten nje dite me pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB