Spanjë, hetohet Ryanair

15/08/2012 00:00

Kompania e fluturimeve ajrore low-cost, Ryanair është vendosur nën hetim nga autoritetet spanjolle për incidentin e muajit korrik kur tre avionë të saj kërkuan ulje emergjence në qytetin e Valencias.

Pilotët deklaruan se ulja ishte e pashmangshme për shkak të sasisë së pakët të karburantit. Më parë të tre avionët e Ryanair ishin devijuar nga Madridi për shkak të motit të keq duke fluturuar më pas për më shumë se një orë mbi Valencia deri në momentin e marrjes së kofirmimit për t’u ulur.

Vetë kompania është shprehur e hapur për t’u hetuar dhe premtoi bashkëpunim të plotë me autoritetet, ndërsa saktësoi se pilotët e saj vepruan sipas rregullave të përcaktuara nga Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit Civil duke u ulur me më shumë se 30 minuta karburant rezervë.

Incidenti daton më 26 korrik dhe avionët ishin nisur nga Irlanda me destinacion kryeqytetin spanjoll, Madridin por për shkak të motit të keq dhe stuhive u devijuan drejt Valencias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB