Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të një ndërtese ushtarake
në Damask, e cila është edhe pranë hotelit ku qëndrojnë monitoruesit e
Kombeve të Bashkuara.
Televizioni shtetëror ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga bomba dhe se tre persona janë plagosur.
Burimet e OKB-së ende nuk e kane konfirmuar lajmin. Komiteti Koordinator i Opozitës ka thënë se se incidenti ka ndodhur pranë kompleksit ushtarak në Sheshin Umajed të Damaskut.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare flasin edhe për të shtëna me armë zjarri në ndërtesën ky ndodhen zyrat e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit në Damask.
Lajmi njoftohet nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër. “Ka të shtëna me armë zjarri, artileri të lehtë në lagjen Mazze, pranë zyrave të kryeministrit dhe ambasadës siriane”, thuhet në njoftimin e Observatorit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka akuzuar Iranin se luan rol të madh në konfliktin sirian.
Në Mekë, në anën tjetër, po zhvillohet konferenca e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila në fokus ka krizën siriane.
Top Channel