SHBA, vdes një foshnje nga shpërthimi i gazit

15/08/2012 08:00

Shpërthimi i gazit në një shtëpi në Long Island të New York ka shkaktuar vdekjen e një foshnjeje dhe plagosjen e 17 personave.

Edhe shtëpitë përreth janë dëmtuar nga shpërthimi i fortë, ndërsa rrobat e familjes mund të shiheshin të varura nëpër pemë pas fluturimit nga forca e shpërthimit të gazit.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm. Banorët e shtëpisë kanë qenë të papërgatitur për diçka të tillë”, shprehet për ‘Associated Press’ John Meehan, shef i departamentit të policisë së Suffolk.

Djali 18-muajsh nuk i mbijetoi dot incidentit, ndërsa prindërit e tij ndodhen në spital së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA