Irani po ndihmon formimin dhe trajnimin e një milicie në Siri, për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad, deklaroi oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës.
Gjenerali Martin Dempsey tha se milicia ka për qëllim që të ndihmojë forcat e regjimit sirian pas rënies së moralit të tyre.
Gjenerali Dempsey tha se Irani po trajnonte një milici të përbërë nga luftëtarë myslimanë sirianë, Shia.
Irani e ka përshkruar Sirinë si pjesë të një aleancë vitale në rajon që Teherani nuk do të lejojë të prishet.
Ndërkohë, një samit i vendeve islamike do të pezullojë anëtarësimin e Sirisë, pavarësisht nga kundërshtimet e Iranit.
57 vendet anëtare të Organizatës e bashkëpunimit islamik, pritet të miratojnë vendimin e ministrave të Jashtëm në samitin e Mekës në Arabinë Saudite.
Në një gjest të dukshëm pajtues, televzioni shtetëror i Arabisë Saudite tregoi Mbretin Abdullah duke përshëndetur liderët me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad në krahun e tij. Ata shfaqen duke folur dhe qeshur së bashku.
Top Channel