Nëndetëse ruse në Gjirin e Meksikës

15/08/2012 15:40

Për një muaj rresht, një nëndetëse bërthamore ruse ka qëndruar në ujrat e Gjirit të Meksikës, farë prane brigjeve amerikane, pa u diktuar për asnjë çast nga pala tjetër.

Amerikanët kanë kuptuar çfarë kishte ndodhur vetëm kur nëndetesja e tipit “Akula”, e pajisur me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi u largua nga zona në fjale, pretendon “Washington Free Beacon”.

Të tjera raporte lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara ishin në dijeni të pranisë se Akula-s, por nuk e njihnin pozicionin e sakte të saj.

Shfaqja e nëndetëses ruse, një episod që sjell në mendje tensionet e Luftes së Ftohtë, është i dyti që prej 2009-tës dhe konsiderohet vazhdë e vullnetit të hekurt të Moskës për të shënjuar pranine e saj detare në afërsi të brigjeve amerikane.

Raketat e “Akula”-s janë të veshtira për t`u diktuar për shkak të lëvizjes së heshtur, mund të godasin objektiva në një pjesë të mirë të Shteteve të Bashkuara, por specialiteti i tyre është neutralizimi i nëndetëseve amerikane.

Në muajin qershor, ruset kryen një stërvitje në kufijtë e Alaskës, ku simuluan sulme ajrore kundër shënjestrave armike. Publikimi i lajmit për manovrat e tyre ushtarake shkaktoi reagimin e menjëhershëm të republikaneve që nxituan të akuzonin Shtëpinë e Bardhë se po tregohet shumë e tërhequr përpara sfidave të Kremlinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA