Kurdët përleshen me policinë turke

15/08/2012 00:12

Tensioni mes forcave të sigurisë turke dhe rebelëve kurdë po intensifikohet në prag të 28 vjetorit të nisjes së luftës së armatosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Në provicën jug-lindore të Hakerit, rreth 150 kurdë lëshuan gurë dhe bomba artizanale kundër policisë turke, e cila u kundërpërgjigj me gazlotesjellës.

Më 15 gusht të vitit 1984 nisi konflikti i armatosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për të siguruar të drejta më të mëdha politike dhe kulturore.

Beteja numëron mbi 40 mijë të vrarë në atë që është cilësuar si një prej konflikteve më të gjatë.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kanë përfshirë PKK në listën e organizateve terroriste.

Javët e fundit përleshjet mes ushtrisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit janë shtuar. Të hënën, grupi mori përsipër pengmarrjen e deputetit të opozitës turke, Husein Ajgun, i Partisë Popullore Republikane.

Sipas tyre, ofensiva e ushtrisë kundër kurdëve po e vë jetën e tij në rrezik. Qeveria turke beson se PKK po armatoset nga Siria dhe grupi po fiton më shumë influencë në zonat kurde, brenda territorit sirian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA