Pesë aktivistë kinezë u arrestuan nga policia japoneze me të zbritur në ishujt e kthyer në “mollë sherri” mes dy vendeve, të cilat në Japoni njihen me emrin “Senkaku”, ndersa Kina i quan “Diaoju”.
Grupi ishte nisur me anije nga “Hong-Kongu” dhe në momentin e afrimit me tokën, rojet bregdetare japoneze u ishin vëne pas, por aktivistet janë hedhur në ujë e i janë afruar bregut me not.
Episodi aspak i këndshem për Tokion vjen në mesin e një tjetër sherri për ishuj me Seulin.
Incidentet shënohen në kohën kur Japonia kujton kapitullimin e saj në fund të Luftes së Dytë Botërore dhe Koreja e Jugut kremton pavarësine e saj nga sundimi kolonialist japonez.
Një zëdhënës i aktivistëve pro-Kinës, David Ko, rrëfeu se të paktën shtatë prej tyre kishin mundur të dilnin me not në breg dhe pesë ishin ndaluar për t’u marrë në pyetje nga policia.
Gjesti i tyre është cilësuar krejtësisht i pavend nga Sekretari i Kabinetit Qeveritar Japonez. “Kemi paraqitur ankesat tona përmes kanaleve diplomatike si në Kinë dhe në Hong Kong. Sipas udhëzimeve të kryeministrit Noda, do të koordinojme veprimet me ministri të ndryshme për monitorimin e vazhdueshëm të situatës e për menaxhimin e saj sipas ligjeve në fuqi të vendit tonë, dhe kur të paraqitet nevoja, do të hidhemi edhe në veprim”, deklaroi Sekretari Osama Fujimura.
Ishujt e pabanuar në detin e Kinës Lindore janë një burim tensionesh mes dy vendeve, që këto muajt e fundit kanë ardhur në përshkallëzim.
Ato pretendohen deri edhe nga Tajvani, ndërsa aktualisht kontrollohen nga Japonia e janë pjesë e prefektures së Okinavës.
Arsyeja e mosmarreveshjeve të vazhdueshme për keto pjesë toke duhet kërkuar tek pozicioni i tyre strategjik, thonë analistet, ujrat e pasura me peshq, por edhe spekulimet për depozita të mëdha e të pashfrytëzuara nafte.
Top Channel