Gjermani, arrest për “furnitorët” bërthamorë

15/08/2012 15:10

Katër persona u arrestuan në Gjermani me dyshimin e furnizimit ilegal të Iranit me pjesë të nevojshme për ndërtimin e një reaktori bërthamor.

Të dyshuarit u prangosën te merkuren pas disa kërkimeve në shtëpi dhe biznese në Hamburg, Oldenburg dhe Vajmar.

Ata besohet se shfrytëzuan kompani të rreme në Turqi dhe Azerbajxhan, për të furnizuar pjesët në këmbim të miliona eurove shpërblim.

Gjermania ka vendosur një embargo disa-vjeçare ndaj Iranit, në lidhje me armatimet dhe teknologjinë bërthamore.

Sipas prokurorëve, grupi që përfshin një shtetas gjerman dhe tre mbajtës të pasaportës gjermane dhe iraniane njëkohësisht, furnizonte Teheranin me disa valvula të posaçme të përdorura në reaktorët e ujit të rëndë.

Ka prova se Rudolf M., Kianzad Ka., Gholamali Ka. Dhe Hamid Kh. ishin të vetëdijshëm për çfarë do të përdoreshin pjesët e furnizuara dhe se po thyenin embargon e vendosur nga Berlini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA