Bosi i BBC, drejtor i “New York Times”
15/08/2012 00:31
Kompania “New York Times” ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Mark Thompson do të jetë drejtori i saj ekzekutiv nga muaji nëntor.
NYT, e cila drejton stacione televizive lokale, përvec gazetave, tha se përvoja e zotit Thompson në median dixhitale në një shkallë globale e ka bërë atë kandidatin ideal.
Z. Thompson, 55 vjeç, tha se ai ishte emocionuar që do të merrte përsipër këtë rol.
Ai u bë Drejtor i Përgjithshëm në vitin 2004 dhe është përgjegjës për Televizionin e BBC-së, radion dhe shërbimet online.
Ai më parë mbante postin e shefit ekzekutiv në televizionin Channel 4.
Top Channel