Australi, paketat e cigareve vetëm me ngjyrë jeshile

15/08/2012 00:00

Gjykata e Lartë e Australisë vendosi të lerë në fuqi ligjin e ri të
detyrueshëm për paketimin e cigareve, që heq nga kutia ngjyrat e logot,
duke kërkuar shitjen e tyre vetëm në ngjyrë ulliri e me pamje ilustruese
të pasojave të rënda të duhanpirjes.

Prodhuesit kryesore globale te  cigareve, perfshire ‘British American Tobacco’ dhe ‘Philip Morris’, e kane sfiduar ligjin qe duhet te hyje ne fuqi nga 1 dhjetori 2012. Shumica e gjykatave eshte e mendimit se ky ligj nuk bie ndesh me kushtetuten e Australise, thuhet ne deklataren e Gjykates se Larte, ku sqarohet vendimi i marrë prej saj.

Ligji u miratua nga qeveria vitin e kaluar. Autoritetet australiane mendojne se nje pakete e thjeshte e aspak terheqese ne pamje do te ndihmoje te reduktohet numri i duhnapiresve ne vend. Prodhuesit nga ana tjeter argumentojne se heqja e emrit te kompanise dhe ngjyrave te saj nga paketa, do t’i ule ne menyre drastike fitimet e tyre.

Nga ana tjeter, prej tyre mberrin edhe paralajmerimi se nje veprim i tille mund t’i hape rrugen hyrjes masive te produkteve false ne treg. Ky vazhdon te mbetet nje ligj i keq, i cili nuk do te beje gje tjeter veçse do te shtoje perfitimet e grupeve te krimit te organizuar qe do te shesin cigare te paligjshme ne rruget e qyteteve tona, deklaroi zedhenesi i British American Tobacco-s per Australine, Scott McIntyre. Prodhuesit pretendojne nga ana tjeter se ligji eshte jokushtetues e shkel te drejtat e tyre te pronesise intelektuale duke ndaluar perdorimin e markes dhe shenjave dalluese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB