Aksidenti u merr jetën dy personave

13/08/2012 18:10

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është verifikuar pasditen e së hënës në aksin kombëtar Elbasan-Peqin.

Sipas informacioneve të fundit, një veturë tip “Golf” është përplasur me një kamion me targa Tirane dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Qemal Zhguni dhe Bardhyl Lunguni.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se Zhguni, 52 vjeç, po drejtonte makinën tip “Golf”, ndërsa Lunguni, 55, po udhëtonte bashkë me të.

Sipas burimeve, uniformat blu kanë arritur të ndalojnë drejtuesin e kamionit, 56-vjeçarin nga Tetova, Jasim Avdyli dhe kanë konstatuar se shkak i aksidentit janë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Ngjarja e sotme vjen pas një fundjave “të pasur” me aksidente. Ditën e djel dy persona humbën jetën në rrethin e Fierit, kur një makinë u përplas me një mur pranë një pike karburanti.

Për pasojë mbetën të vdekur shtetasit Kudret Kalemi, 30 vjeç dhe kunata e tij Adela Kalemi, 23 vjeçe. Burimet policore bënë të ditur se në aksident mbetën të plagosur edhe 3 fëmijët që gjendeshin në makinë. Sipas policisë në vendgjarje, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e mjetit.

Ndërsa mëngjesin e së djelës, dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë nga një aksidenti tragjik i ndodhur në Elbasan.

Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësoret. Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.

Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA