Leksionet edhe në anglisht

12/08/2012 00:00

320 pedagogë anglishtfolës janë të gatshëm që këtë vit akademik, një pjesë të leksioneve të tyre t’i japin në gjuhën angleze.

Kjo nismë e re do të zbatohet në disa fakultete të Universitetit Publik të Tiranës, por më parë duhet të zhvillohet një pyetësor tek studentët për të kuptuar se sa studentë duan që një pjesë e kurrikulës së tyre të kryhet në gjuhën angleze, në mënyrë që të krijohen kurset e para.

Kjo formë studimi e cila aplikohet edhe në shumë universitete të tjera, u jep mundësi studentëve të huaj të studiojnë në Shqipëri, por edhe ndihmon të rinjtë shqiptarë të perfeksionojnë gjuhën angleze. Këtë vit akademik pritet që për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012- 2013 janë planifikuar të jenë 27 647 studentë.

Rreth 70% e maturantëve përfitojnë vende studimi me kohë të plotë në universitetet publike. Kuotat e pranimeve në studimet Bachelor në universitetet publike rriten 10 % në krahasim me vitin akademik 2011/12.

Top Channel