Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Qindra hektarë pyje dhe kullota janë përfshirë nga zjarret në veri dhe jug të vendit. Ekspertët në Drejtorinë Pyjore, saktësojnë se janë rreth 30 vatra zjarri aktive, për shuarjen e të cilave janë angazhuar të gjitha forcat e emergjencave civile.
Inspektori i policisë pyjore, Genci Hoxhaj, thekson se në të gjitha rastet shkaktare të zjarreve janë njerëzit, të cilët në mënyrë të vullnetshme ose aksidentale, kanë sjellë dëme të mëdha.
Shuarja e zjarreve në disa zona zgjat disa ditë, dhe shpesh kërkohet ndërhyrje nga ajri, cka ka qenë e vështirë. Ekspertët e pyjores tregojnë se shuarja e vatrave të zjarrit të cilat janë të fuqishme kanë kosto shumë të lartë, dhe shpesh është e shumë e vështirë.
Një rol të rëndësishëm duhet të luajë pushteti vendor dhe kryetarët e komunave të cilët nuk mund të qëndrojnë indiferentë sa herë ka zjarre në zonat e tyre.
Top Channel