Bulqizë, plagoset rëndë një minator

11/08/2012 00:00

Një tjetër minator ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme. Ngjarja
është shënuar në brendësi të minierës së Bulqizës, në zonën D në
galerinë 48, ku minatori Syrja Skura, 26 vjeç ka mbetur i plagosur,
ndërsa nuk dihen akoma rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë të premten në Krastë, në qytezën e minatoreve te kromit u shënua vdekja e radhës ndër minatorë.

Burime nga policia konfirmojne në një nga galeritë private në Thekën të Komunes Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku një minator teksa po punonte për nxjerrjen e kromit është aksidentuar rëndë pasi e ka zënë nën vehte një masiv minerali.

I aksidentuari eshte nxjerre nga minatoret e tjere jashte galerise por fatkesisht ai nuk ka mundur t’i rezistojë plageve te marra gjate rruges per ne Spitalin e Bulqizes. Viktima quhet Gani Toçi 61 vjeç, i cili punonte si minator ne nje nga galerite private. Nderkohe grupi hetimor ne vendgjarje po punon per te evidentuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB