Parandalohet vrasja në Tiranë

10/08/2012 23:00

Banorët e zonës pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë janë bërë dëshmitarë të disa casteve me shkëmbim armësh e thirrje policie që mund të krahasohen me filmat aksion.

Dy persona që u përpoqën të vrasin njëri-tjetrin duke qëlluar për disa minuta me armë zjarri, janë bllokuar nga efektivët e komisariatit numër dy , të cilët po ashtu kanë ndërhyrë duke bërë thirrje që të dyshuarit të ndalonin.

Duke qënë se asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur policisë, efektivët kanë vepruar duke qëlluar në ajër e mandej pas një ndjekjeje për disa metra kanë arritur të ndalojnë të dy burrat, njëri prej të cilëve Fatmir Serjani kishte mbetur i plagosur nga Ilir Pëllumbi tha një burim i policisë.

Pak metra më tej efektivët ndaluan edhe autorin Pëllumbi i cili ka tentuar të hedhë pistoletën e krimit.

Burime të komisariatit numër dy pohuan për Top Channel se konflikti mes dy burrave ka ndodhur për shkaqe xhelozie për një femër, por ende nuk është zyrtare, pasi i plagosuri nuk është marrë ende në pyetje.

Në vendangjarje kanë mbërritur krerët më të lartë të policisë së Tiranës aq më shumë që prej disa orësh kjo polici ka hartuar një plan masash të përforcuar me postblloqe dhe kontrolle në pikat kyce të qytetit për verifikimin e personave të dyshimtë, për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA