Itali, pranga piromanes shqiptare
10/08/2012 21:45
Një shtetase shqiptare në Itali, Lindita Prezjia, është arrestuar nga policia e lokalitetit të San Marko in Lamis, nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Lajmin e bën të ditur agjencia “ANSA”, sipas të cilës gruaja 48-vjeçare është kapur në flagrancë teksa hidhte lëndë djegëse dhe një çakmak për të fuqizuar një zjarr të ndezur.
Zjarri kishte rënë në një rrugë provinciale që lidh lokalitetin e San Markos me lokalitete të tjera të rëndësishme të provincës së Foxhias dhe kishte shkatërruar rreth dy hektarë tokë.
Top Channel