Poliçan, vret një person e më pas veten

06/08/2012 09:20

Krimi në Poliçan ka marrë sot përmasa monstruoze. Rreth orës 9.00 të
mëngjesit në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të
Poliçanit, Shpëtim Dervishi 45 vjeç që punonte si ushtar roje me pagese
ka qëlluar me armën e shërbimit, shefin e sigurisë tenike Vladimir Gurri
dhe më pas mbi veten.

Te dy personat kane gjetur vdekjen. Sipas policise te dy viktimat kane patur me pare nje grindje verbale. Sipas policise ka dy pista per motivin e ketij krimi. Pista e pare lidhet me faktin se bashkeshortja e rojes se uzines ka qene ngacmuar seksualisht nga shefi i sigurise ne fabrike dhe pista e dyte lidhet faktin se roja eshte hakmarre per heqjen nga puna të bashkëshortes nga Vladimir Gurri, shef i sigurise teknike ne Poliçan.

Te paret qe kane hasur dy trupat pa jete kane qene punonjesit e uzines te cilet kane dalë ne oborr pasi degjuan te shtena. 

Por krimi nuk ka përfunduar ketu. Vellai i shefit te sigurise te vrare, Kushtrim Gurri ka mundur te hyje ne ambientet e brendshme te uzines, duke masakruar trupin pa jete te Shpetim Dervishit. Ai i ka prere koken viktimes dhe me pas ka shetitur me koken e prere ne mjediset e uzines, si dhe ne qytet duke terrorizuar banoret. Me pas ai e ka hedhur koken ne shkurre dhe eshte larguar, per t’u arrestuar nga policia pas disa oresh.

Ne qytet kane mberritur edhe forcat e RENEA-s nderkohe që hetimet po kryhen nga Prokuroria Ushtarake, pasi uzina e Poliçanit eshte ne varesi te Ministrisë se Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA