Dhjetëditëshi i parë i gushtit do të jetë më i nxehti i këtij muaji pasi
në vendin tonë do të mbërrijnë masa ajrore të nxehta afrikane.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak duke nisur nga kjo fundjavë, temperaturat do të rriten ndjeshëm duke kapur vlerat deri në 42 gradë celsius në disa qytete në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Meteorologët thonë se fundjavën e ardhshme priten reshje shiu lokale por gjithsesi ato do të zgjasin fare pak.
Sipas parashikimeve aftagjatë, gjatë muajit gusht temperaturat nuk do t’i kalojnë 32 gradë celsius dhe moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët.

Top Channel