Pogradec, vret veten efektivi i policisë
03/08/2012 17:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhut ditën e premte në Pogradec, ku një efektiv policie ka vrarë veten në banesën e tij, duke tronditur familjarët.
Sipas informacioneve të fundit, efektivi i vetëvrarë është shtetasi Muharrem Jashallari, i cili dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë pas një grindjeje me bashkëshorten.
Kjo e fundit dhe dy fëmijët e çiftit, bëjnë të ditur autoritetet lokale, ishin të pranishëm në momentin që agjenti tërhoqi këmbëzën e pistoletës.
Të njëjtat burime saktësojnë se vetëvrasja është kryer me armën e shërbimit dhe shtojnë se dyshohet që efektivi të kishte konsumuar një sasi alkooli.
Top Channel