Humbet 21-vjeçari në Vlorë

03/08/2012 23:15

Një djalë 21-vjeçar nga Librazhdi ka humbur çdo kontakt me të afërmit e tij prej tre ditësh dhe policia e Vlorës është vënë në kërkim të tij.

Dritan Malluta prej gjashtë muajsh punonte në fshatin Gorishtë të Vlorës si bari. Të afërmit kanë bërë denoncim në polici, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim për vendodhjen e tij.

Familjarët e të zhdukurit thonë që Dritani nuk është i aftë të kujdeset për veten e tij dhe u bëjnë apel  të gjithë qytetarëtve që e shohin rrugës, ta shoqërojnë pranë komiosariateve të policisë.

Motra e tij thotë se herën e fundit që ata kanë kontakuar me Dritan Mallutën ka qenë më 31 korrik, kur ai ka thënë se ka patur një konflikt me pronarin për të cilin punonte.

Familjarët dyshojnë se 21 vjeçari mund të jetë vrarë, ndaj apelojnë për kërkime serioze nga policia. Babai i tij ka kontrolluar në të gjithë fshatin Gorishtë, por nuk ka gjetur asnjë gjurmë të djalit.

Kjo është hera e parë që Dritani humb kontaktet me familjarët, ndonëse prej 4 vjetësh punonte në Vlorë gjatë sezonit pranverë-verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA