Fletë dyfishe xhami me kornizë alumini e mes tyre ishte futur marijuahana. Është ky zbulimi i fundit i bërë në portin e Brindisit ku një kamion që vinte nga Shqipëria kishte sjellë këtë ngarkesë të veçantë.
310 kilogramë marijuhanë të fshehura në këtë mënyrë nuk i shpëtuan skanerëve të doganierëve italianë. U arrestua drejtuesi i automjetit, një shtetas shqiptar 56 vjeçar.
Pak orë më parë në një makinë të transportuar nga trageti IONIS i linjës Durrës-Bari u gjeten 13 kg e 800 gr marijuhanë.
Edhe në këtë rast në pranga përfundoi një shtetas shqiptar me akuzën e kontrabandës dhe të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Lufta e autoriteteve italiane kundër drogës që vjen nga Shqipëria nuk ndalet në të dyja brigjet e Adriatikut. Vetëm pak dite më parë Guardia di Finanza dha rezultatet e para të monitorimit të zonave ku kultivohet marijuhana në Shqipëri.
Pas një vëzhgimi prej 4 deri me 21 korrik, nëpërmjet një avioni të pajisur me sensorë të fjalës së fundit të teknologjisë, një grup specialistësh të koordinuar nga Drejtoria Qëndrore Italiane e Antidrogës zbuloi 62 zona kultivimi, pjesa më e madhe e të cilave janë të mbuluara nga vegjetacioni malor natyror.
Top Channel