Aksident në Fushë-Milot, vdesin burrë e grua

01/08/2012 00:00

Një çift nga Kosova ka gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur
në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Kukës ku nje makine me targa gjermane me të cilën udhëtonin 3 pjesëtarët e familjes Sele ka dalë nga rruga dhe është përmbysur ne ane te rruges.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Tafil dhe Feride Sele përkatësisht 41 dhe 39 vjeç ndërsa është plagosur djali i tyre Fatjon Sele. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta