Lushnje, e godet makina, vdes 60 vjeçari

31/07/2012 19:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur pasditen e së martës në afërsi të fshatit Çermë, në Lushnje.

Shtetasi Demir Muça ka qenë duke lëvizur me një biçikletë, kur papritur është goditur nga mbrapa nga një makinë që ecte me shpejtësi të lartë.

Autoritetet lokale njoftojnë se forcat policore kanë arritur të ndalojnë drejtuesin e automjetit, i cili është shoqëruar për në komisariat.

Numri i aksidenteve rrugore ka tendencë të rritet gjatë sezonit të verës, kryesisht për shkak të kthimit të emigrantëve, të cilët nuk e sjellin kulturën perëndimore në vendin tonë.

Megjithatë, përgjegjës për aksidentet janë edhe shumë drejtues automjetesh që janë të prirur të tejkalojnë normat e shpejtësisë dhe të bëjnë manovrime që rezultojnë fatale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA