Shoqata e Ricikluesve i kërkon pushtetit vendor të nxitojë në menaxhimin
e integruar të mbetjeve, pasi  industria e ricklimit eshte në
vështirësi .

“Në momentin që jemi industria e riciklimit po asfiksohet nga mungesa e lëndëve të para në vend, për arsye se ato nuk gjenden mjaftueshëm për shkak të mosndarjes së tyre në burim. Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë kërkon me forcë nga qeverisja qendrore dhe pushteti vendor të aplikojnë sa më parë menaxhimin e integruar të mbetjeve në vendin tonë, sipas ligjit të miratuar për këtë çështje, që do të sillte përfitime mjedisore dhe sigurimin e lëndëve të para për industrinë e riciklimit në vendin tonë”, tha Bardhyl Balteza, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve.

Sipas kreut te Shoqates se Riciklueseve duhet te plotesohet kuadri ligjor dhe standartet, ashtu si ne vende te tjera te Bashkimit Europian. Per transparence Balteza i fton te gjithe politikanet, shoqerine civile dhe ambientalistet te njihen nga afer me veprimtarine e riciklimit.

Top Channel