KLSH kallëzon kreun e komunës Lenie

28/07/2012 16:25

Kontrolli i Latë i Shtetit ka kërkur shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie në Gramsh, duke bërë edhe kallëzim penal ndaj tij për shkak të abuzimeve financiare.

Pas kontrollit për vitet 2010-2011, KLSH ka vërejtur një sërë shkeljesh që për dy vite shkaktuan një dëm prej rreth 177 mije lekë.

Sipas KLSH, dëmi është shkaktuar nga dhënia e një shpërblimi prej 104.760 lekë xhaxhait të kryetarit, që kryente funksionin e kryetarit të Këshillit të Komunës.

Po ashtu është abuzuar me punimet për ndërtimin e 3 objekteve, dhënien me qera të tokave, etj. Për të gjitha këto shkelje, KLSH ka rekomanduar edhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik dhe masa organizative e disiplinore.

Top Channel