I nxehti afrikan deri më 31 korrik

28/07/2012 00:00

Pas vranësirave dhe reshjeve të shiut kryesisht në veri dhe në zonat
bregdetare, fundjava e fundit e korrikut do të risjellë sërish të
nxehtin afrikan pasi temperaturat do të ngjiten deri në 40 gradë
celsius.

Meteorologët thonë se duke nisur nga e shtuna në mbarë vendin temperaturat janë rritur me 4-5 gradë celsius, rritje që do të vazhdojë dhe të dielën.

Sipas meteorologes së Shërbimit Ushtarak Rezarta Xhakollari, në datën 1 gusht pritet që në territorin shqiptar të rikthehen sërish reshjet, të cilat do të shoqërohen me zbritje të menjëhershme të temperaturave me 7 gradë celsius.

Parashikimet tregojnë se gjatë muajit gusht nuk do të ketë ndonjë ardhje të masave ajrore afrikane por temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta deri në 35 gradë celsius.

Top Channel