Policia e Tiranës gjatë një komunikimi për mediat bëri të ditura detaje
shtesë të operacionit antidrogë të zhvilluar gjatë të premtes në
kryeqytet.
Sipas policise sasia prej 100 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si hashash kishte si destinacion shperndarjen ne Tirane te kesaj sasie.
Ndersa behet e ditur se ngarkesa vinte nga Lazarati. Sektori kunder narkotikeve dhe trafiqeve ne policine e Tiranes arrestoi ne flagrance pese shtetas per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike, tre prej te cileve jane nga Rresheni, dy nga Saranda dhe nje tjeter nga Tirana.
Te arrestuarit jane Arjan Kolaj, Eduart Gjonaj, Kristina Gjonaj, Fatjon Dedaj, Bardhok Arapi, Gjok Dedaj. Sipas policise bashkepunëtore jane edhe dy persona te tjere, te cilet jane shpallur ne kerkim. Policia ben te ditur se nga policia e Tiranes ka nisur edhe hetimi pasuror i te arrestuarve ne baze te ligjit antimafia.
Një ditë më parë, një 22-vjeçar, Lavdim Turtulli u ndalua në zotërimin e pesë kilogramëve hashash. Rasti i tij ishte unik pasi lënda narkotike, i ishte dhënë si formë shpërblimi për punën e kryer në plantacionet e kanabisit në Lazarat.
Top Channel