" /> ">

Skandali i pikturave, në arrest shtëpie përgjegjësit

27/07/2012 00:00

Bashkia e Korçës pezulloi nga detyra me kërkese të prokurorisë përgjegjësin e qendrës kulturore “Vangjush Mio”.

Pezullimi u be menjehere pas vendimit te gjykates qe le ne arrest shtepie shtetasit Vladimir Topi dhe Sotiraq Xegan, te cilen jane ne procedim penal per skandalin e zhdukjes se mbi 55 pikturave nga fondi i galerise pjesa me e madhe e te cilave ishin krijime te piktorit te njohur Vangjush Mio.

Skandali u denoncua pikerisht nga Vladimir Topi, i cili bente pergjegjes ish-kujdestarin e ketij fondi, piktorin Sotiraq Xega. Prokuroria kerkoi ne gjykate arrest me burg dhe pezullimin nga detyra, por gjykata dje pasdite vendosi arrest shtepie.

Te dy akuzohen per shperdorim detyre. Sipas te dhenave te paraqitura nga prokuroria shtetasi Vladimir Topi ka autorizuar nje specialist te kopjimit te çelesave per te hapur dyert e fondit, gje e cila eshte provuar edhe permes nje mandatpagese te leshuar ne emer te qendres kulturore.

Ende prokuroria nuk ka mundur te provoje vepren penale te vjedhjes per te vene para pergjegjesise personat pergjegjes. Skandali i vjedhjes se pikturave nga fondi i Galerise se Arteve u denoncua nga vete Drejtori i Qendres Kulturore, i cili hodhi akuza mbi ish-pergjegjesin Sotiraq Xega, por pas hetimeve te prokurorise edhe vete ai do te procedohet penalisht.

Top Channel