Gjirokastër, rritet sasia e drogës së sekuestruar

27/07/2012 00:00

Analiza e punës së Policisë në Qarkun e Gjirokastrës është përqëndruar për këtë 6-mujor kryesisht në luftën kundër narkotikëve.

Sipas statistikave lokale gjate 6-mujorit te pare te vitit 2012 jane goditur ne total 47 raste, nga te cilat jane zbuluar 36 prej tyre, me 50 autore, nga te cilet 38 te arrestuar ne flagrance, 5 ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 jane shpallur ne kerkim.

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur u evidentuan 28 vepra penale ne fushen e narkotikeve, konstatohen këtë 6-mujor 16 raste me shume. Policia ka sekuestruar ne total 1.2 kg heroine, 15 gram kokaine dhe 2486.1 kg marijuane ose 40% me shume se gjithe sasia e sekuestruar gjate vitit 2011.

Krahas tyre këto struktura në bashkepunim edhe me Prokurorine kanë filluar edhe 6 proçedime penale proaktive, 3 prej te cilave jane realizuar pjeserisht, por te gjitha janë ende ne ndjekje. Veprat penale kane qene 16 per “trafik te narkotikeve” dhe 31 per “prodhim e shitje te narkotikeve”.

Policia beri me dije gjatë analizës së punës për këtë vit se gjithashtu është regjistruar një numër i lartë veprash penale që shkon në 377 të tilla si dhe ka tërhequr vëmendjen në fushën e qarkullimit rrugor ku edhe këtë 6-mujor numri i aksidenteve rrugore ka qenë mjaft i lartë, vetëm në Gjirokastër kanë ndodhur 9 aksidente të rënda prej të cilave 5 persona kanë humbur jetën, 3 rezultojnë në gjendje të rëndë dhe 2 janë plagosur lehtë.

Top Channel