Rruga kthen turistët në Velipojë

26/07/2012 00:00

Mbi 2 mijë banorë të zonës së Baks Rrjollit në Velipojë nuk kanë patur
asnjëherë rrugë dhe për t’u lidhur me pjesën tjetër duhet të kalonin në
një urë dërrase që shpesh shembej.

Me kerkesen e komunes eshte ndertuar rruga e re, e cila eshte 8.2 kilometra, por qe ka gjalleruar jeten dhe turizmin ne kete zone, nje nga me te bukurat ne gjithe vendin. Rruga eshte drejt perfundimit dhe ajo do vijoje edhe ne drejtim të Shengjinit, duke u kthyer ne nje rruge turistike bregdetare.

Me te njejten menyre pune komuna e Velipojes ka mundur te realizoje edhe ndertimin e sheshit qendror prane plazheve dhe ka realizuar disa projekte ne fshatrat Çaz, Luarez dhe Pulaj, ndersa do nise me financimin e fondit edhe shetitorja dy kilometra e gjate ne plazhin e Velipojes.

Top Channel