" /> ">

Dorëshkrimi i “Dimrit” mbyllet në arkiv

26/07/2012 00:00

40 vjet pasi dorëshkrimi origjinal i romanit “Dimri i vetmisë së madhe” 
u mor në shtëpinë e Ismail Kadaresë nga ish-bashkeshortja e Enver
Hoxhes, Nexhmije Hoxha, kjo veper do të sekuestrohet e do t’i dërgohet
për ruajtje të përkohshme Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Me urdher të gjyqtarit Bledar Abdullai, doreshkrimi do t’i rimerret te paditures Nexhmije Hoxha dhe pasi te kryhet inventarizimi i doreshkrimit do te mbahet ne arkive, deri sa te zgjidhet çeshtja ne themel. Gjyqtari Bledar Abdullari ne vendimin e tij shprehet se kjo mase sigurimi  vleresohet e pershtatshme per shkak se arkiva,referuar detyrimeve ligjore dhe kusheteve teknike te ruajtjes se dokumentave origjinale gezon te gjitha cilesite e nevojshme.

Gjyqtari thote ne vendim se gjate debatit gjyqesor te paleve, fillimisht nepermjet avokatit Nexhmije Hoxha kerkoi rrezimin e kesaj kerkese, por me pas e paditura parashtroi se nese gjykate e vlereson te domosdoshme kete mase sigurimi ajo ishte dakord qe origjinali i vepres ‘Dimri i vetmisë së madhe”, te lihej perkohesisht ne ruajtje prane Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave.

Ne shtator do te nise perballja gjyqesore mes Kadarese dhe te paditures Nexhmije Hoxha per themelin e çeshtjes qe ka objekt rifitimit e te drejtes se autorit mbi kete veper, si dhe rikthimi i doreshkrimit dimri i vetmise se madhe tek shkrimtari Ismail Kadare.

Top Channel