Shtohen rastet e helmimeve nga ushqimet

25/07/2012 00:00

Rreth 460 fëmijë nga periferia e Tiranës, kryesisht Kamza, Lapraka dhe
Kombinati janë prekur në dy javët e fundit nga sëmundjet gastrointerite,
duke shfaqur simptoma të tilla si diarreja dhe të vjellat.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor rajonal Liljana Ramasaco deklaroi për mediat se burimi i sëmundjes ka qenë konsumimi i ushqimeve jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Sa i takon helmimeve nga ushqimet, QSUT raporton për 16 të prekur. Për të parandaluar shpërthimet epidemike, Drejtoria e Shëndetit Publik thotë se po kryen kontrolle në laboratore të ujit të pijshëm.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor rajonal Liljana Ramasaco, i bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes si për higjienën personale dhe atë ushqimore.

Top Channel