“Paqja dhe Siguria”, Berisha në Romë

17/07/2012 00:00

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në një takim në Romë me temë “Sfidat kryesore sot për paqen dhe sigurinë”.

Ai ka mbajtur një fjalë të gjërë ku ka zgjedhur mendimet dhe qendrimet e shtetit shqiptar në lidhje me këto cështje. Zoti Berisha tha se prej kohësh diktatorët po bien një nga një në botë duke i dhënë asaj tashmë frymëmarrje të lirë dhe siguri globale.  

Kryeministri u ndal edhe tek rasti i Sirisë, drejtuesin e së cilës, Assad e cilësoi një diktator gjakatar dhe të pamëshirshëm. Gjithashtu zoti Berisha përmendi edhe kontributin e Shqipërisë në NATO, siç është rasti i i Afganistanit ku vendi ynë ka angazhuar 350 trupa.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek cështja e Kosovës duke kërkuar respektimin e kufijeve të saj në veri.

Top Channel