Greqi, sekuestrohen 70 kg drogë, pranga shqiptarit

17/07/2012 00:00

Sekuestrohen 70 kilogramë lëndë narkotike në Greqi në mjetin që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Bllokimi u bë në Kalpaq të Janinës, rreth 20 kilometra larg kufirit.

Mjeti tip Nissan ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë, ndërkohë që po hetohet destinacioni i saktë i saj.

Policia ka arrestuar shtetasin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Top Channel