Vasili, nënkryetar i bashkisë së Tiranës

16/07/2012 19:45

Petrit Vasili do të jetë nënkryetari i ri i bashkisë së Tiranës. Pas lagimit nga Ministria e Shëndetësisë, i zëvendësuar nga Vangjel Tavo, deputet i së njëjtës forcë politike, Vasili pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme në këtë post të ri.

Deri pak kohë më parë posti i nënkryetarit të bashkisë mbahej nga Edmond Panariti, që u emërua ministër i Punëve të Jashtme.  

Petrit Vasili mban aktualisht postin e nënkryetarit në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe njihet si një ndër njerëzit më të afërt të kryetarit të saj Ilir Meta. Zoti Vasili ka mbajtur për plot tre vjet postin e ministrit të Shëndetësisë.

Top Channel