Ministri i Mbrojtjes Arben Imami nuk u paraqit në seancën dëgjimore të
hënën e kësaj jave, pas një kërkese të ripërsëritur të deputetëve të
opozitës.

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë u lajmëruan me SMS se mbledhja do të shtyhet për të mërkurën në mëngjes, për shkak se ministri ka patur nje axhende tjeter të aktivitetit te tij.

Kur konflikti mes anetareve te Komisionit te Sigurise dhe kreut te nje prej dikastereve me te rendesishme ne vend, ka arritur kulmin, per shkak te moslejmit te kontrollit parlamentar shtyhet edhe nje tjeter, seance degjimore, qe ne fakt eshte ofruar nga vete ministri Imami per te zevendesuar nje kontroll te vete deputeveve ne ministri.

Konflikti qe erdhi pas denoncimit ne media, e cila pretendon te jene kryer afera korruptive me shitjen e armeve, u pasua nga deputetet e opozites dhe pati skenen e fundit ne seancen plenare te enjten e shkuar, ku Imami, e cilesoi kete kontroll punetor.

Ndersa vete sqarimi i ministrit per te gjitha akuzat qe i jane bere ne kohet e fundit pritet te kryhet te merkuren, media ka vazhduar me akuzat e saj ndaj tij. Gazeta e perditshme “Shqip” ka publikuar fakte akoma edhe me te renda, se ato te deritanishmet. “Shqip” thote se, “Municionet e shitura drejt vendeve ku nuk mungojnë konfliktet nuk i kanë sjellë ndonjë të ardhur shtetit shqiptar”,të paktën nga sa raporton Drejtoria e Doganave. Sipas burimeve te saj, thuhet se, shteti shqiptar, në pesë vite të marra së bashku, sipas doganave, ka shitur armë me vlerë jo më shumë se 10 milionë dollarë. Ky eshte dhe shqetesimi i ngritur nga vete opozitaret, duke i shtuar edhe faktet se, ne firmat e tregtise se armeve jane te perfshire te afermit e vete drejtuesve te Ministrise se Mbrojtjes. Nderkohe qe edhe kreu i maxhorances ka akuzuar rende kete Ministri, se pergjon deputetet duke kercenuar se, se të gjithë përgjuesit e zellshëm ilegalë do të përgjigjen për shkelje të rëndë të ligjit.

Top Channel