Krahas destinacioneve të huaja, agjencitë turistike po marrin gjithnjë e më shumë në konsideratë edhe turizmin vendas.

Për pushime më të organizuara, të cilat shkurtojnë kohën që të duhet për të përzgjedhur e më pas rezervuar vendin ku do të kalosh pushimet, këto agjenci ofrojnë paketa turistike në disa prej zonave më të bukura shqiptare.
 
“Turistë të cilët e njohin shërbimin nëpërmjet agjencive kanë filluar të rezervojnë pushimet e tyre jo vetëm për jashtë vendit, por kërkojnë edhe gjetje brenda vendit. Dhe këto mundësi sot janë agjencitë e udhëtimit. Numri për hir të së vërtetës nuk është shumë i madh, por është në rritje”, thotë Enver Mehmeti, operator turistik.

Për të ndihmuar këtë trend të ri, agjencitë kërkojnë më shumë bashkëpunim me hotelerinë, sic është publikimi i cmimeve në advancë.

“Hotelet duhet të publikojnë cmimet shumë herët në advancë, duhet të krijojnë cmime të ndryshme për tregje të ndryshme dhe duhet të shesin me shumë transparancë nëpërmjet kontratave, ndërkohë agjencitë e udhëtimit duhet të jenë shumë të qarta se cfarë përfshihet në këto paketa”, thotë Mehmeti.
Nga ana tjetër, sipas agjencive, interes më të madh ndaj këtyre paketave turistike paraqesin turistët e huaj të cilët vijnë për të vizituar vendin tonë.

Top Channel