Vijojnë flakët e djegies së gomave në brigjet e lumit Mat, era e fortë rëndon situatën Katër gjoba dhe një vendim mbyllje, ky ka qenë bilanci i aksionit të
Policisë Bashkiake në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e së
premtes.
Arsyeja ka qenë tejkalimi i normës se lejuar të zhurmave në këto lokale.Drejtori i kontrollit të mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati i kontaktuar nga Top News tha se 4 subjekte u penalizuan me gjoba, njëri 30 mijë lekë dhe tre të tjerë me 50 mijë lekë secili.
Ndërsa për një biznes në zonën e ish-Bllokut është marrë vendimi për mbyllje pasi janë konstatuar shkelje të vazhdueshme të ligjit kundër ndotjes akustike dhe dokumentacioni për këtë subjekt i është kaluar bashkisë së Tiranës e cila do të ekzekutojë vendimin.
Deshati tha se aksioni i ekipit të inspektorëve të Mjedisit dhe Shëndetit Publik për monitorimin e zhurmave në lokale e bare nate, ka vijuar po mbrëmjen e së premtes dhe në Durrës konkretisht në zonën nga ura e Dajlanit në Kavalishencë ku janë vendosur 3 gjoba si dhe 2 gjoba në zonën e Golemit.
Ndërsa në Vlorë, inspektorët kanë gjobitur vetëm një subject nga 26 gjoba që u vendosën javën e shkuar. Drejtori i kontrollit të mjedisit Alfred Deshati tha se aksioni do të vijojë dhe të shtunën në zonat bregdetare dhe në kryeqyet.
Sipas ligjit kundër ndotjes akustike, gjatë ditëve të javës lokalet duhet të vendosin muzikë jashtë dir në orën 23 ndërsa në fundjavë deri në orën 24. Deshati tha se disa subjeke në zonat bregdetare kanë kërkuar të shtyhet orari për lejimin e muzikës në fundjavë, por ky ndryshim ligjor bëhet vetëm me vendim të qeverisë.
Top Channel