Kthehen emigrantët nga Greqia

14/07/2012 00:00

Fundjava ka shënuar edhe një rritje të ndjeshme të shifrave të emigrantëve, të cilët kthehen në vend për të kaluar pushimet.

Teksa kalojne kufirin emigrantet pohojne se çdo dite e me teper gjendja e tyre ekonomike, po rendohet nga kriza greke dhe se kthimi i tyre nuk eshte i larget nese perballen ende me papunesine.

Sipas te dhenave nga 4 pikat e kalimit kufitar ne vendin tone kane hyre ne vend 5615 persona dhe 1758 automjete. Ndersa vetem nga pika doganore e Kapshtices kanë hyrë 4434 persona duke shenuar keshtu edhe nje fluks te levizjes. Pavaresisht fluksit ne dogane nuk jane shenuar radhe pasi pala shqiptare eshte duke punuar me 6 sportele ndersa ajo greke me 3.

Top Channel