Vrasja e 8-vjeçarit, pranga autorëve

13/07/2012 00:00

Policia e Vlorës arrestoi dy persona përgjegjës për vrasjen e një
8-vjeçari me armë zjarri. Të arrestuarit janë Erjon Cuman Grabova, vjeç
33 nga Vlora dhe Stefan Llazar Furxhi, vjec 19, po nga Vlora. Policia ka
dhene versionin zyrtar te ngjarjes se rende.

Ne oret e para te mengjesit te se enjtes policia u njoftua se ne spitalin e Vlores ishte derguar nje femije i qelluar me arme. Nga hetimet intensive të kryera në lidhje me këtë ngjarje ka rezultuar se dy persona, njëri i armatosur me një pistoletë tip TT  dhe tjetri i paarmatosur kanë shkuar në afërsi të shtëpinë së shtetasit Albert Lukaj në lagjen “24 Maji”, i cili ishte duke fjetur në ambientet e jashtme të shtëpisë së bashku me fëmijët e tij.

Sapo dy personat e mësipërm kanë hipur në murin rrethues që ndan banesën e shtetasit Albert Lukaj me fqinjin e tij janë ndier nga ana e këtij të fundit dhe pasi autorët kanë shkëmbyer fjalë me pronarin e banesës shtetasin Albert Lukaj, kanë qëlluar dy herë në drejtim të banesës me armë dhe si pasojë e një predhe rikoshetë është plagosur rëndë në kokë djali 8 vjcar i shtetasit Albert Lukaj, i cili ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tirane, ku u transportua për një ndihmë më të specializuar.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer krimi një pistoletë tip TT me 6 fishekë, të cilën autorët pasi kryerjes së krimit e kishin fshehur në një zonë rreth 3 kilometër larg vendit të ngjarjes.

Nga kryerja e ekspertimeve balistike ka rezultuar se arma e sekuestruar është ajo me të cilën është kryer krimi. Gjatë pyetjes së autorëve ata kanë pranuar autorësinë dhe armën e krimit dhe kanë sqaruar se në atë zonë kishin hyrë për të vjedhur sende që ndodheshin në oborret e banesave përreth.

Top Channel