
Teuta është shkatërruar në ndeshjen e kthimit me skuadrën gjeorgjane Metalurg Rustavi 6-1.
Në këtë ndeshje në transfertë nuk ka pasur asnjë histori për skuadrën durrsake e cila në cdo pjesë ka pësuar nga 3 gola, ndërkohë që Deliallisi shënon golin e vetëm për Teutën.
Në total të të dyja ndeshjeve Teuta u shkatërrua 9-1, një rezultat rekord ky për nënkampionët e Shqipërisë, që gjithsesi na tregon edhe një herë nivelin e futbollit tonë krahasuar me skuadrat e tjera europiane.
Edhe ekipi tjetër shqiptar, Flamurtari që luante sfidën e tij në orën 20:30 është mundur me rezultatin 2-0 nga ekipi hungarez Honved, duke mbyllur aventurën e tij në turin paraeliminator të Ligës së Europës.
Nga një gol për pjesë nga ana e hungarezëve u ka mjaftuar për ta cuar rezultatin e përgjithshëm të dy takimeve në 3-0, pas fitores minimale në Vlorë.
Nga ekipet shqiptare vetëm Tirana është ajo që kalon turin për në fazën tjeër të Ligës së Europës.
Top Channel