Terminali i ri i portit të Durrësit

12/07/2012 00:17

Në Durrës u inaugurua terminali i ri i portit më të rëndësishëm në vend që kushtoi rreth 21 milion euro dhe ka një kapacitet prej 1.5 milion pasagjerësh.

I pranishëm në ceremoni kryeministri Berisha deklaroi se ky terminal do të jetë porta e Shqipërisë Europiane, por edhe e mbarë rajonit. Kryeministri tha se filozofia e qeverisë së tij është investime në kohë krize.

“Ne inauguruam së bashku terminalin e ri të pasagjerëve me një vlerë prej 21 milion eurosh me teknologji dhe arkitekturë të avancuar. Ndërtim i cili përbën një portë moderne për këtë portë mijëravjecare. Durrësi është një portë mijëravjcare por në historinë e tij faqen këtij porti nuk ja ka ndryshuar asgjë më shumë për mirë se sa terminali që inauguruam ne sot”, tha Kryeministri Berisha në fjalën e tij.  

Top Channel