
Ciklisti i Kofidis, Remi Di Gregorio vazhdon të jetë nën vëzhgimin e
policisë franceze. Francezi u arrestua nga autoritetet pasi dyshohet për
trafik të substancave të ndaluara në Turin e Francës, hetim ky që ka
nisur përpara një viti.
26-vjeçari Di Gregorio u mor në pyetje nga hetuesit që po studiojnë këtë cështje i shoqëruar nga avokati i tij Dominik Matei, me këtë të fundit që nuk bëri asnjë deklaratë pas përfundimit të seancës dëgjimore.
Remi Di Gregorio, menjëherë pas lajmit për përfshirje të mundshme në trafikun e substancave të dopingut, u pezullua nga skuadra e Kofidis, por nëse ai do të rezultojë fajtor atëherë kjo skuadër do ta përjashtojë përgjithmonë, ndërkohë që mësohet se policia ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë.
Ciklisti 26-vjeçar ka si rezultatin më të mirë të karrierës së tij fitoren në Turin Paris-Nisë në 2011, vit kur ai u bashkua edhe me skuadrën e Astanës. Këtë vit ai u transferua tek Kofidis me synimin për të fituar dicka më shumë.
Top Channel