
Në një lëvizje të beftë, zvicerani që mbajti për gjashtë etapa fanelën e verdhë në Turin e Francës, Fabian Cancellara vendos të tërhiqet.
Shkak për këtë tërheqje të papritur të çiklistit zviceran që e nisi mjaft mirë këtë tur, është bërë prag-lindja e djalit të tij.
“Vendimi për të braktisur garën ishte shumë herë më i vështirë nga sa mund të duket. Por unë s’jam vetëm atlet, sportist, jam edhe bashkëshort dhe baba që pres fëmijën e dytë. Në këto momente, dëshira ime është që të jem pranë bashkëshortes time Stefanie”, deklaroi për mediat çiklisti zviceran.
Vendimi jo nga të gjithë është mirëkuptuar. Shumë media dhe analistë të Turit të Francës deklarojnë se vendimi për t’u tërhequr i Cancellara-s është marrë pasi distanca me vendin e parë prej 38 minutash ishte shumë e madhe. Ata thonë se nëse kjo distancë do të ishte 2 minuta, apo më pak vendimi i tërheqjes nuk do të ishte marrë kurrë nga zvicerani.
Top Channel